Ish-gjenerali Gëzim Hazrolli i bashkohet LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ish-gjeneral major Gëzim Hazrolli, i është bashkuar partisë.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se Hazrolli sjell me vete mbi tri dekada përvojë në ushtri dhe shërbim publik, duke qenë një simbol i disiplinës, integritetit dhe përgjegjësisë.

Hazrolli ka shërbyer si Komandant i Brigadës 123 të UÇK-së, ka udhëhequr transformimin e Trupave të Mbrojtjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ka qenë pjesë e proceseve kyçe të modernizimit të ushtrisë.

Abdixhiku ka theksuar se ardhja e tij në LDK përçon mesazhin se “njerëzit e shtetit po kthehen në politikë” dhe se Kosova ka nevojë për institucione të përgatitura dhe drejtim të qëndrueshëm euroatlantik.

Hazrolli është dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake, Medaljen për Shërbime të Shquara dhe Medaljen e Karrierës për kontributin e tij në mbrojtjen e vendit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika