Ish-instruktori i UÇK-së Michael W Spath ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Murati

Ish-instruktori i UÇK-së, Michael W Spath, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar si të paaftë dhe si një antiUÇK. Ai ka kërkuar dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat politike brenda qeverisë aktuale

Ish- instruktori i UÇK-së Michael W Spath dhe një ushtarë tjetër i UÇK-së, në vitin 1998

“Kërkoj nga Hekuran Murati të njoftojë dorëheqjen e tij nga të gjitha pozitat politike brenda qeverisë aktuale”, ka thënë ish-instruktori i UÇK-së, Michael W Spath.

Sipas Spath, ministri i Financave, Hekuran Murati “nuk është i kualifikuar për të qenë në ndonjë pozicion qeveritar apo zyrtar”.

Ai përmes argumenteve të tij, ka thënë se Murati nuk është i denjë për të pasur përgjegjësi zyrtare, dhe kjo “mund të shihet qartë në testin e tij të inteligjencës (IQ) brenda ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, në të cilin kishte dështuar, duke dështuar edhe që të punësohej aty”.

Mirëpo, për Spath, ministri i Financave të Kosovës është një kundërshtar i madh, i cili mbart urrejtje të pakontrolluar ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Murati si figurë politike shfaq urrejtje të madhe kundër veteranëve të UÇK-së, me akuza të pambështetura dhe dezinformata”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ai ka treguar dhe për koordinimin në mes të Aleancës Veri Atlantiket (NATO) dhe UÇK-së në kohën e luftës në Kosovë.

“UÇK-ja ishin çizmet dhe toka për NATO-n, që po ashtu përfshin Seal Team Six, C.T.A., S.A.S., dhe të tjera”, ka shtuar ai.

Për ish-instruktorin e UÇK-së “deklarime të tilla se ne jemi mercenarë, dhe të tjera deklarata të pambështetura dhe të pajustifikuara për veteranët e luftës janë të papranueshme dhe të turpshme për çdo luftëtar, veteran dhe krejt botën, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”.

Spath ka thënë se është duke menduar që ta padisë Vetëvendosjen dhe anëtarin e saj, Hekruan Murati.

“Edhe unë vetë si pjesëtarë i forcave ajrore amerikane, snajperist, instruktor dhe pjesë e grupit të UÇK-së, po konsideroj një padi për shpifje në dy pjesë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Murati dhe të tjerët janë një turp i madh për kombin e madh të quajtur Kosovë, duke kërkuar, përkatësisht, dorëheqjen nga pozicioni, të cilin e mban “për të mirën e këtij kombi të madh, të quajtur Kosovë”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika