Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, pritet të vazhdojë edhe këtë të enjte.
Ai do të dalë para gjykatës duke filluar nga ora 09:30, ndërsa përballet me akuzën për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Seancë lidhur me këtë rast është zhvilluar edhe të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku një nga dëshmitarët ka paraqitur dëshminë e tij para trupit gjykues.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Krasniqi, së bashku me Ymer Dragushën dhe Isuf Zejnën, akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej rreth 37 milionë euro.