Ish-kreu i Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri, Altin Dumani, ka përfunduar mandatin tre vjeçar si kryeprokuror teksa tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Prokurori.
Megjithatë, Dumani ka marrë edhe drejtimin e sektorit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, këtë të premte Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar një kërkesë të ish-kryeprokurorit i cili ka kërkuar miratim për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të prokurorisë.
Ish-kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, ka marrë leje për tu angazhuar si ekspert kryesor në trajnimin praktik të masterklasit të nivelit të lartë për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
