Ish-lojtari i NBA shihet prapë duke kërkuar para në rrugë

Pas refuzimit të ligës BIG3, West nuk po kalon një penzionim të lehtë. Përveç kërkimit të lëmoshës, ai ishte arrestuar edhe nga policia e lokale

Ish-ylli i NBA, West gjersa ndalon trafikun për lëmoshë

Ish-lojtari i NBA-së, Delonte West, i cili dikur ishte bashkëlojtar i LeBron James në Cleveland Cavaliers, është parë edhe një herë tjetër duke ecur në një autostradë në Virxhinia, e njëherësh duke kërkuar para.

38-vjeçari, West, planifikonte të hynte në ligën BIG3, por askush nuk e draftoi atë.

Disa javë pas mospërfilljes së BIG3, sipas videove, të cilat janë bërë virale, West shihet në rrugë duke kërkuar para.

Një fans ka regjistruar një video të shkurtër të West, duke mbajtur një tabelë të vogël kartoni, në një autostradë në Virxhinia duke kërkuar para.

Pak kohë më parë, West ishte parë në të njëjtën gjendje, derisa pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban, e kishte marrë nga një pikë karburanti duke i ofruar ndihmë.

Që atëherë, West ishte arrestuar për një goditje në dyert e hollit të stacionit të policisë Boynton Beach, gjersa ishte i dehur.

Në vitin 2008, West kishte nënshkruar një kontratë  prej 12.8 milionë dollarë me Cavaliers.

West ishte startues gjatë dy sezoneve të tij në Cleveland, duke shënuar mesatarisht 12 pikë për lojë në vitin e tij të parë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika