Ish-ministri Mehaj kërkon më shumë punë nga Qeveria për nisjen e prodhimit të industrisë së mbrojtjes

Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes, ka bërë thirrje për Qeverinë që të intensifikojë përpjekjet për nisjen e prodhimit në industrinë e mbrojtjes. Mehaj vlerëson vullnetin e kryeministrit Kurti për këtë çështje

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar më shumë punë nga Qeveria për nisjen e prodhimit të industrisë së mbrojtjes.

Sipas tij, duhet t’i kushtohet në një vëmendje e veçantë industrisë së mbrojtjes dhe kjo të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Tashme kur shumë vende të botës e posaçërisht ato të rajonit, kanë nisur që të rrisin kapacitete e tyre të industrisë së mbrojtjes, shtrohet pyetje se çka po bene vendi i ynë, Republika e Kosovës.

Sa kam udhëhequr me Ministrinë e Mbrojtjes një vëmendje i kemi kushtuar industrisë së mbrojtjes, duke lenë gati gjithçka. Drafte ligje, udhëzime e rregullore, të gjitha me harmonizimi me miqtë dhe aleatët janë të gatshme, vetëm sa koha e jonë po ec e ne po humbim kohë pa e bere edhe hapin e fundit në këtë drejtim.

Janë bere me kohë koordinime me aleatet tonë dhe me kompani të caktuara të cilët janë kanë dhe janë të gatshme me e ndihmuar Kosovën në fazën e saj të startimit të prodhimit në industrinë e mbrojtjes, duke ofruar mundësitë qofte e tyre, e Kosova vetëm anën infrastrukturor. Pra, gatishmërinë e shteteve tona mike, ne duhet ta kthejmë në gatishmëri dhe pune të ecjes para, sepse fuqizimi i ynë i mëtejshme edhe me fushën e prodhimit në industrinë e prodhimit për mbrojtje është garanci për paqe dhe siguri të vendit tonë, rajonit dhe aleateve tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka thënë se për nisjen e prodhimi të industrisë së mbrojtjes ka pasur vullnet edhe kryeministri Albin Kurti, teksa iu ka bërë thirrje ministrave të linjës të ecin më tej në arritjen e këtij synimi.

“Tashme është e provuar se fqinji ynë veriore, i cili ka apetite territoriale ndaj Kosovës, Serbia, e ka nisur me të madhe prodhimin në industrinë ushtarake, dhe këtë dukë luajtur me dy kartat e saja, njërën me Rusinë dhe tjetrën me perëndimin, dhe ketë të fundit po e përdorë që ndërrimin e tretë të prodhimit të saj të ia dedikon Ukrainës. Ky akt i saj është rast që Serbinë e ofron edhe me tej kah aleatet tonë perëndimor dhe veri-atlantik.

Shteti i ynë nuk duhet të humb shumë kohë, por të nis sa me parë interesimin për prodhimin në industrinë ushtarake.

Një vullnet i tillë për nisjen prodhimit të industrisë së mbrojtjes, për veç meje e ka pasur dhe e ka edhe kryeministri Kurti, por besoj se ministrat e linjës duhet të ecin me teje në arritjen e këtij synimi”, ka shtuar Mehaj.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika