Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës, me objekt ankimin ndaj masës “arrest me burg”, të caktuar prej rreth një viti nga Gjykata e Posaçme dhe të lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori.
Ankimi i Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, që la të pandryshuar masën e sigurisë.
Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta dhe katër personave të tjerë, të cilët janë marrë të pandehur nga SPAK.
Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të kaluar dosjen për gjykim, kthyer pas për plotësim aktesh ose pushim të çështjes.