Ish-presidenti slloven paralajmëron plan të ri për dialogun nëse përzgjedhet si emisar

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka pasur progres dhe se nëse do të zëvendësonte Lajçakun, do të ofronte edhe një plan të ri për këtë çështje

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe se nëse do ta zëvendësonte Miroslav Lajçakun në pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do ta ofronte planin e tij për vazhdimin e procesit.

Pahor ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur për shkak të mungesës së besimit.

“Do të ofroj planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet ta gjejmë mënyrën për të ecur përpara me besim më të madh”, ka thënë ai.

Sipas tij, pa përparim në dialog që ë dyja shtetet, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt.

Tutje ish-presidenti slloven ka deklaruar se  është i interesuar për postin e të emisarit special të BE-së.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika