Ish-prokurorit Rexha i vendoset masa e sigurisë për një muaj që të mos i afrohet prokurorit Sulejmani

Ish-prokurori Ali Rexha po dyshohet se ka kërcënuar verbalisht prokurorin special Lulzim Sulejmani. atij i është vendosur masa e sigurisë që të mos i afrohet prokurorit Lulzim Sulejmani dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ish-prokurori, Ali Rexha

Ish-prokurorit, Ali Rexha, i është vendosur masa e sigurisë që të mos i afrohet prokurorit Lulzim Sulejmani dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kjo masë i është vendosur për një muaj.

Ish-prokurori Rexha po dyshohet se ka kërcënuar verbalisht prokurorin special Lulzim Sulejmani.

Ish-prokurori, Ali Rexha

Rexha ishte arrestuar të mërkurën e 20 korrikut, ndërsa të enjten e 21 korrikut ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, për shkak se ndaj tij është kërkuar një masë e sigurisë nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë ndaj ish-prokurorit special, Ali Rexha”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika