Ish-udhëheqësi i LPK-së, Islami për ‘zhdukjen e kundërshtarëve politikë’: Në asnjë mënyrë nuk është e saktë

Bedri Islami, ish-udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), për pjesën e aktakuzës që thuhet se "një pjesë e LPK-së ka pasur si qëllim zhdukjen e kundërshtarëve politikë", përkatësisht duke përmendur anëtarët ose mbështetësit e LDK-së, ai ka thënë se "nuk është e vërtetë"

Bedri Islami, ish-udhëheqës i LPK-së

Bedri Islami, ish-udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), ka thënë se aktakuza e ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka një synim të detajuar që të përshkruhet një pjesë e historisë së Kosovë, “pikërisht ajo për të cilën mendoj që mund të rendojë trupën ushtruese të UÇK-së”.

Ndërsa për pjesën e aktakuzës që thuhet se “një pjesë e LPK-së ka pasur si qëllim zhdukjen e kundërshtarëve politikë”, përkatësisht duke përmendur anëtarët ose mbështetësit e LDK-së, ai ka thënë se “nuk është e vërtetë”.

“Në asnjë mënyrë nuk është e saktë, në asnjë dokument të Lëvizjes Popullore të Kosovës apo të Shtabit të Përgjithshëm [të UÇK-së] nuk është thënë që kundërshtarët tanë politikë janë bashkëpunëtorë të Serbisë”, ka thënë Islami.

Ai ka shtuar se LDK-ja siç ka pasur përparësitë e veta, ashtu ka pasur dhe gjynahet.

“Gjynahet e saj kanë qenë disa deklarata të saj pas atentatit ndaj rektorit të Universitetit të Prishtinës, i cili ishte njëri nga zëdhënësit më të fuqishëm të regjimit të Millosheviqit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës përmes drejtuesve të saj kërkoi Interpolin”, ka shtuar tutje Islami në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ish-udhëheqësi i LPK-së ka theksuar se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale për të dhënë dëshmitë e tij, teksa shtoi se është i gatshëm të shkojë nëse ftohet.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika