Ish-ushtaraku: Sulmi i Banjskës u bë me urdhër të Vuçiqit dhe me ndihmën e ushtrisë dhe BIA-s serbe

Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka deklaruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë u organizua nga Milan Radoiçiq me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe me ndihmën e ushtrisë serbe dhe shërbimeve të inteligjencës serbe

Ish-ushtaraku Afrim Veseli ka deklaruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, i udhëhequr nga Milan Radojçiq, ishte një operacion i organizuar dhe i mbështetur nga institucionet serbe, përfshirë ushtrinë dhe shërbimet sekrete serbe.

Sipas Veselit, ky sulm nuk do të ishte i mundur pa urdhrin e drejtpërdrejtë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe mbështetjen e strukturave ushtarake dhe të inteligjencës.

“Millan Radojçiqi në Kosovë më gjithë armatim që e ka marrë nga bazat ushtarake të ushtrisë së rregull serbe, kurrë edhe krahët me i pas nuk do të kishte mund të hy në Kosovë edhe me vra një polic. Por ai ka pasur urdhër, e ai urdhër shumë qartë e shkurt është dhënë nga presidenti i Serbisë në bazë të Kushtetutës që e kanë. Me lejen dhe miratimin e gjeneralit Millan Mojsilloviq, shef shtabi i ushtrisë serbe, me dijen dhe ndihmesë e plotë të BIA-s serbe dhe me ndihmën e shërbimi informativ ushtarak të ushtrisë serbe.

Asnjë aktivitet ushtarak i grupeve civile me uniforma serbe nuk mund të lëviz pa dijeninë e shtetit”, ka thënë Veseli.

Veseli ka theksuar se Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur t’i akuzojë edhe institucionet serbe që nga presidenca deri te shërbimet inteligjenca për sulmin e Banjskës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika