Ish-ushtarja e UÇK-së: E mora armën jo për luftë, por për liri – ky popull nuk dorëzohet

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi, ka folur gjatë marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, duke theksuar unitetin e jashtëzakonshëm të qytetarëve në ditën e Pavarësisë.

Ajo ka theksuar se pjesëmarrësit nuk janë mbledhur vetëm për të festuar, por për të kujtuar sakrificën e popullit shqiptar gjatë luftës.

“Kam parë familje të poshtëruara, nëna që qanin fshehurazi, studentë të përndjekur vetëm pse ishin shqiptarë. Kam parë gra që i përcillnin bijtë në luftë me zemra të copëtuara por me kokën lartë. Ato nuk dolën në histori me tituj, por historia nuk do të ekzistonte pa to”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se heshtja është dorëzim dhe ky popull nuk di të dorëzohet.

“Si shumë vajza dhe gra shqiptare, e mora armën dhe dola në front. Jo pse e doja luftën, por sepse e doja lirinë. Shtëpitë na u dogjën e fshatrat na u zbrazën. Një gjë nuk u dogj e as nuk u shua, dhe ai është shpirti i këtij populli”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se protestat dhe marshimet janë zëri i atyre që nuk jetojnë më, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe drejtësisë për viktimat dhe luftëtarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika