Një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale po rrëfen sonte në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetët e luftës” në Debat Plus, për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.
Thotë se babai i jetonte në perëndim, derisa, rrëfen se si gëzoheshin kur flisnin apo vinte në Kosovë.
“Po përpara s’ka pasë telefona, jo, veç me letra, shkrujke, po, na i shkrujke me emër krejtve, të gjithëve, gëzohem ai, gëzohem ky, gëzohem ai, kur e marrshim atë letër krejt u rrokshim dojshim me hangër. Ai baba jem, ai baba jem, kështu qysh, si gjithë fëmijë, kënaqësi më e madhe nuk ka pasë para luftës, pas luftës ma jo”, thotë ajo.
Ajo rrëfen se si kishin harmoni dhe lumturi në familjen e tyre, por që gjithçka e prishi lufta.
“Po, tani lufta shkoi gjithçka, gjithçka ekstrem keq, ma luftë ma, ku ka luftë të paqë, po kjo e jona ka qenë e fëlliqët”.