Baraliu: Kuvendi është inekzistent, deputetët e kanë sjellë vetë vendin në këtë situatë

Mazllum Baraliu, profesor i së drejtës, ka folur në emisionin Five në RTV Dukagjini lidhur me zgjidhjen kushtetuese apo zgjedhjet politike në raport me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se situata në të cilën ndodhet vendi ka një shpjegim juridik, ashtu siç ka vepruar edhe Gjykata Kushtetuese.

“Në një situatë kur vendi ka qenë në një mënyrë apo në një tjetër i vërshuar nga pritshmëritë e këtyre taboreve politike dhe me parashtresat e tyre – dy parashtresa nga dy subjekte politike fillimisht, e më pas edhe një parashtresë nga Presidentja e vendit – Gjykata Kushtetuese ka vepruar në frymën e ligjit dhe Kushtetutës, duke caktuar një masë të përkohshme zyrtare….” ka deklaruar ai.

“Tani më, në këtë periudhë, Kuvendi është i pezulluar dhe faktikisht inekzistent. Deputetët e kanë sjellë veten në këtë situatë”, ka shtuar Baraliu.

Ai ka theksuar se deputetët nuk mund të marrin as vendime e as të ndërmarrin veprime.

Baraliu më tej ka thënë se kjo klasë politike e ka çuar situatën në ekstrem, duke i penguar njëra-tjetrës funksionimin.

“…me ndërskamca dhe prapaskena që ia kanë përgatitur njëra-tjetrës”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika