Ismaili: Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit, kjo pas rezultateve që mori Kosova në testin "PISA 2022"

Uran Ismaili nga PDK

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më si ministre e Arsimit.

“Unë mendoj që znj. Arbërie Nagavci nuk e ka vendin më aty si ministre, por edhe kjo nuk e bën zgjidhjen”, ka thënë Ismaili.

“Një ministre e cila e ka ditë çfarë barre ka dhe në gjithë atë barrë merr veprime e veprime, qoftë diskutimi me sindikatë, qoftë blerja e librave, qoftë digjitalizimi, qoftë korrikula, qoftë bashkëpunimi me mësimdhënësit”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka argumentim lidhur me rezultatet e testit “PISA 2022”.

“Ajo (Arbërie Nagavci) nuk e ka asnjë lloj argumentimi për situatën e krijuar dhe fajin ia lë pandemisë”, ka thënë tutje Ismaili nga PDK.

Mes të tjerash, ai është shprehur se si shtet kemi pasur mundësi të kemi rezultate më të mira nga ky test.

Të martën e pesë dhjetorit janë publikuar rezultatet e testit “PISA 2022”, ku Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Lexo dhe: “PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se këto rezultate ishin të pritshme, sipas saj, duke marrë parasysh sfidat e mësimdhënies gjatë periudhës së pandemisë.

Lexo dhe: Rezultatet e dobëta të “PISA 2022”, Nagavci thotë se janë të pritshme pas pandemisë

Ministrja Nagavci ka thënë se situata pas pandemisë ishte e vështirë për nxënësit, duke përcaktuar rënien e pikëve nga 12 deri në 6 në krahasim me vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika