Isufaj-Kurtit: Nuk është çështje e jotja ngritja e aktakuzave

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë askush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka deklaruar se nuk është çështje e kryeministrit, Albin Kurti se kur ngriten aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë askush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Kjo pasi Kurti disa ditë më parë kritikoi Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), duke thënë se as nuk ka njoftuar publikun për sulmin më të madh të orkestruar ndaj Kosovës.

“Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”, ka thënë ai.

E për këtë deklaratë ka pasur reagim edhe nga KPK-ja.

Nëpërmjet një reagimi, KPK-ja i kërkoi kryeministrit që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në punët e institucioneve të pavarura kushtetuese.

Deklaratat e kryeministrit, ky Këshill i ka cilësuar si paraqitje publike të ricikluara, që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të prokurori të Shtetit dhe që bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika