Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka refuzuar të komentojë deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili kishte kritikuar vizitat e disa ambasadorëve në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Rrustemi ka një lutje për “disa” ambasadorë: Mos e shkatërroni Kushtetuesen
I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e Rrustemit, i cili kishte pretenduar se vizitat dhe takimet e disa ambasadorëve po e “shkatërrojnë” Gjykatën Kushtetuese, Guerot tha shkurt se nuk ka koment për këtë çështje.
“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha ai
Ambasadori francez u pyet gjithashtu edhe për takimin që kishte zhvilluar të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.
Megjithatë, Guerot tha se nuk do të japë detaje për përmbajtjen e bisedës me Kurtin.
Këto komente ai i bëri pas një aktiviteti në Prishtinë, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes ambasadës franceze dhe komunës së Prishtinës për mbështetjen dhe mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.
