Izraeli ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj një kompleksi që i përket Asamblesë së Ekspertëve në qytetin e shenjtë të Qom në Iran.
Lajmi është raportuar nga CNN, duke cituar një burim izraelit, sipas të cilit objektivi i sulmit ishte kompleksi ku anëtarët e Asamblesë po zhvillonin votimin për të zgjedhur pasardhësin e Udhëheqësit Suprem iranian, Ali Khamenei, i cili u vra të shtunën.
Sipas burimit, sulmi synonte të godiste pikërisht ndërtesën ku ndodheshin 88 klerikët e lartë që përbëjnë këtë organ kushtetues, i cili ka kompetencën ekskluzive për të emëruar Udhëheqësin Suprem të Iranit. Megjithatë, mediat shtetërore iraniane kanë deklaruar se ndërtesa ishte evakuuar para sulmit dhe se nuk ka pasur viktima në radhët e anëtarëve të Asamblesë.
Pamjet e publikuara pas sulmit, sipas raportimeve, tregojnë kompleksin e dëmtuar rëndë.
Ky zhvillim vjen në ditën e katërt të konfliktit të hapur mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.