Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor, thotë Trump 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të enjten se “Izraeli nuk do të bëjë asgjë me Bregun Perëndimor”, duke u përpjekur të shuajë shqetësimet ndërkombëtare pas miratimit të dy projektligjeve në Knesset që parashohin aneksimin e pjesëve të këtij territori.

Në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “nuk ka arsye për shqetësim”, duke shtuar se “Izraeli po ia del shumë mirë dhe nuk do të ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim”.

Komentet e tij erdhën kur zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ndodhej për vizitë në Izrael dhe kishte shprehur pakënaqësi të fortë ndaj vendimit të Knessetit.

Sipas raportimeve të “The Times of Israel, zyrtarë të administratës Trump kanë kritikuar qeverinë e Benjamin Netanyahut, duke e akuzuar se po vepron “pa koordinim” dhe “në mënyrë të papërgjegjshme”.

Njëri prej tyre paralajmëroi madje se “Trump do ta godasë Netanyahun” nëse ky i fundit rrezikon marrëveshjen për armëpushimin në Gaza dhe procesin e lirimit të pengjeve.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbërriti në Jerusalem për të qetësuar situatën dhe për të theksuar se ndërtimi i paqes në Gaza mbetet”“prioriteti kryesor i administratës amerikane”. Ai e përshkroi momentin si “ditë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Nga ana tjetër, disa vende arabe dhe myslimane, të udhëhequra nga Arabia Saudite, nënshkruan një deklaratë të përbashkët që dënon votimin e aneksimit, duke e cilësuar atë si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika