Izraeli sulmon gjashtë aeroporte në Iran dhe ka shkatërruar 15 aeroplanë

Ushtria izraelite (IDF) ka pretenduar se ka sulmuar gjashtë aeroporte ushtarake në Iran, duke shkatërruar 15 aeroplanë dhe duke dëmtuar rëndë pistat e fluturimit, raportoi BBC.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, IDF-ja ka bërë të ditur se sulmet kanë përfshirë rajonet perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit. Sipas tyre, janë goditur edhe bunkerë nëntokësorë dhe janë shkatërruar disa avionë luftarakë të tipit F-15 dhe F-5, si dhe helikopterë të modelit AH-1 Cobra.

Megjithatë, Izraeli nuk ka dhënë detaje se kur saktësisht kanë ndodhur këto sulme, ndërsa autoritetet iraniane ende nuk kanë konfirmuar pretendimet.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Izraeli raportohet se ka ndërmarrë sulme të tjera në perëndim të Iranit dhe në kryeqytetin Teheran. Rreth 20 aeroplanë ushtarakë izraelitë janë përfshirë në sulmet ajrore në qytetin Kermanshah.

Të dielën mbrëma, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh me urgjencë për të diskutuar lidhur me një tjetër zhvillim të rëndësishëm: sulmin amerikan ndaj tri objekteve bërthamore iraniane.

Përfaqësuesi izraelit në OKB tha se “bota duhet ta falënderojë presidentin amerikan Donald Trump”, ndërsa përfaqësuesi iranian e quajti sulmin amerikan provokim të rëndë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh se dëmet në objektet bërthamore iraniane janë “masive” dhe hapi diskutimin për një “ndërrim të regjimit” në Iran. “Pse të mos ndërrohet, nëse regjimi aktual nuk po e bën Iranin madhështor sërish?”, deklaroi Trump.

Në këtë situatë të tensionuar, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka udhëtuar në Moskë, ku pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika