Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), ka dhënë një përditësim mbi operacionet e saj, një javë pas nisjes së sulmeve të përbashkëta me SHBA-në ndaj Iranit.
Zëdhënësi Effie Deffrin tha se forcat izraelite kanë kryer “rreth 3,400 sulme” dhe kanë “shkatërruar më shumë se 150 sisteme mbrojtëse iraniane”.
Ai shtoi se deri më tani Izraeli ka hedhur 7,500 predha mbi Iran dhe ka kaluar në “fazën tjetër të operacionit, duke zgjeruar sulmet ndaj objekteve kyçe të prodhimit të regjimit”, raporton BBC.
Për sa i përket Libanit, Deffrin tha se IDF vazhdon të synojë periferiën Dahieh të Beirut, duke “ndjekur terroristët e Hezbollah-it dhe shkatërruar selitë që ata kanë ngritur” në atë zonë.
