Izraeli vret dy persona në Liban, BE i bën thirrje të respektojë armëpushimin

Dy vëllezër janë vrarë në një sulm ajror izraelit ndaj një automjeti midis qyteteve juglindore libaneze Ain Ata dhe Shebaa, sipas raportimeve të mediave vendase.

Në një sulm të shtunën, një dron izraelit goditi një makinë pranë Spitalit Salah Ghandour në qytetin jugor të Bint Jbeil, duke plagosur shtatë persona, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sulmi me dron izraelit, i treti brenda ditës, goditi më vonë një makinë në zonën Baraachit, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

Ndërkohë, ushtria izraelite pretendoi se sulmet kishin për qëllim objektivat e Hezbollahut, pa dhënë prova.

Pavarësisht armëpushimit të nëntorit 2024, Izraeli ka vazhduar sulmet pothuajse të përditshme ndaj fqinjit të tij verior.

Hezbollahu pohon se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit, por këmbëngul se nuk do të çarmatoset ndërsa Izraeli pushton territorin libanez dhe vazhdon sulmet e tij.

Sakq, Bashkimi Evropian dënoi sulmet e fundit izraelite në një deklaratë të shtunën dhe bëri thirrje për respektim të menjëhershëm të armëpushimit.

“BE-ja i bën thirrje Izraelit të ndërpresë të gjitha veprimet që shkelin rezolutën 1701 dhe marrëveshjen e armëpushimit të arritur një vit më parë në nëntor 2024”, tha zëdhënësi i BE-së për çështjet e jashtme, Anouar El Anouni.

Ai i kërkoi gjithashtu  Hezbollahut dhe grupeve të tjera libaneze të “përmbahen nga çdo masë ose përgjigje që mund ta përkeqësojë më tej situatën”.EN

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika