Izraeli zyrtarisht në luftë

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se kabineti i tij i Sigurisë e ka shpallur vendin në luftë pas një sulmi vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor.

Izraeli në luftë

Qeveria izraelite i shpalli zyrtarisht luftë Hamasit të dielën, duke krijuar terrenin për një përgjigje masive kundër grupit militant islamik.

Ndërsa, siç shkruan BBC, më shumë se 600 izraelitë janë vrarë dhe 100 janë rrëmbyer në sulmet nga Gaza që nga e shtuna. Sulmet hakmarrëse ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 370 persona në Rripin e Gazës, me 2200 të plagosur.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, pati thënë të shtunën se vendi ishte në luftë – por kjo deklaratë ishte retorike. Kurse, lëvizja e së dielës nga kabineti izraelit është një vendim zyrtar.

Ushtria izraelite më herët ka thënë se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit.

Grupi palestinez Hamas nisi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë afër 500 persona.

Kjo ishte dita më vdekjeprurëse e dhunës në Izrael në 50 vjet.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika