Jabllanoviq tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë, ndalohet nga Policia e Kosovës

Politikani serb Aleksandar Jabllanoviq u ndalua nga policia kufitare e Kosovës pas hyrjes së tij ilegale në vend, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij sipas një burimit të RTV Dukagjinit

Aleksandër Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës

Policia e Kosovës e ka ndaluar politikanin serb të veriut duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Ndaj tij dhe gruas të tij policia ka hapur rast sipas një burimi të RTV Dukagjinit.

“Mbrëma rreth orës 21 e 55 minuta në pikën që e ndan Kosovën me Serbinë ne vendin e quajtur Izvor policia kufitare kanë ndalë një automjet i cili po drejtohej, Aleksandar Jabllanoviq politikani serb, në veturë ai ishte së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Më tej, një burim i RTV Dukagjinit ka thënë se ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Jabllanoviq e kishte pranuar se kishte hyrë ilegalisht në Kosovë ku ndan tij dhe bashkëshortes së tij është hapur rast dhe me vendim te prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka përfunduar ai.

Ky rast është cekur edhe në raportin 24-orësh.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE Zveqan 04.07.2023 – 21:50. Njësiti policor derisa ka qenë një pikë statike në rrugë për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilat kishin qenë duke u drejtuar në identitetin mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I identifikuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në vazhdim të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika