Jahjaga në ndarjen e çmimit për Gratë më të Guximshme të vitit: Moment i veçantë të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidentja Jahjaga, ka marrë pjesë në ndarjen e çmimit për Gratë më të Guximshme të vitit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, me ftesë të zonjës së parë, Jill Biden dhe Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesën e Zonjës së Parë, Jill Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, mori pjesë në ndarjen e çmimit për Gratë më të Guximshme të vitit.

Ajo e ka quajtur moment të veçantë rikthimin në Shtëpinë e Bardhë për të qenë pjesë e kësaj ceremonie.

“Në ceremoninë e veçantë, ku morën pjesë ambasadorja amerikane për çështje të grave Geeta Rao Gupta, shefja e USAID Samantha Power, Alyson Albright, që drejton fondin e Kongresit MCC e ndihmëssekretari për çështje arsimore dhe kulturore, Lee Satterfield dhe Jen Klein, drejtore e Këshillit për Politika Gjinore të Shtëpisë së Bardhë, u nderua puna e aktivisteve politike, disindeteve dhe avokueseve të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Ishte moment i veçantë të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë për të qenë pjesë e kësaj ceremonie që shpërblen guximin, lidershipin dhe frymëzimin e grave, të cilat i bashkojnë vlerat për më shumë liri dhe drejtësi”, shtoi Jahjaga.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika