Jakaj: Votimi elektronik në kuvend, esencial për llogaridhënie ndaj qytetarëve

Naim Jakaj, IKD

Në sallë të renovuar, me votim elektronik, do të nisin sesionin vjeshtor deputetët e Kuvendit këtë javë.

Naim Jakaj, monitorues i Kuvendit – IKD, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka thënë se ky mund të quhet sukses, por, sipas tij, paksa i vonë.

“Është një lloj suksesi, por nuk mund të quhet sukses, kuvendi do të mbahet mend për votimin elektronik vetëm në sesionin vjeshtor të fundit të kësaj legjislature,” ka thënë Jakaj.

Jakaj thotë se votimi elektronik është esencial që kuvendi të jetë demokratik dhe t’i japë llogari edhe qytetarëve.

“Është e çuditshme si mundet një trup politik siç është kryesia kuvendit, të mos e kryej votimin elektronik, ani pse duket çështje e vogël, por votimi elektronik është esencial që kuvendi të jetë demokratik dhe t’i japë llogari edhe qytetarëve, ajo dihet që vetëm deputetët zgjidhen direkt përvec, kryetarët e komunave dhe asambleve, por organi më i lartë zgjedhet nga vota e qytetarëve, në ndërkohë ai nuk ia përkthen me llogari dhe me transparencë në këtë çështje kryetari kuvendit dhe kryesia janë përgjegjës,” shtoi Jakaj.

Jakaj thotë se në muajt e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës pritet të ketë mocione në formë të debateve parlamentare.

“Ajo që po shihet kryesisht do të ketë mocione në formë të debateve parlamentare dhe në formë të seancave të jashtëzakonshme, ne i kemi gjetjet që nuk janë të veçanta, por të ditura publikisht që kuvendi do të duhej t’i ndërmerrte për ta respektu kushtetushmërinë.”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika