Jake Paul konfirmon sfidën kundër Anthony Joshua më 19 dhjetor në Miami

YouTuber-i i kthyer në boksier, Jake Paul, ka konfirmuar se do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, më 19 dhjetor në Kaseya Center, Florida.

Boksieri britanik, dy herë kampion i unifikuar i botës, do të ndeshet me Paul në një duel të vlefshëm për tetë raunde me doreza 10oz.

Fillimisht, Paul ishte planifikuar të përballej me Gervonta Davis, por ndeshja u anulua për shkak të një padie civile kundër kampionit të peshave të lehta, dhe Joshua mori vendin e tij si kundërshtar i ri.

Ky do të jetë ring-u i parë i Joshua-s që pas humbjes me nokaut ndaj Daniel Dubois.

“Jake apo kushdo tjetër mund të marrë këtë përballje. Pa mëshirë,” deklaroi Joshua, duke shtuar dramatizmin e duelit.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika