“Jam i pari që marr armën”, “I gatshëm të luftoj për Kosovën”, çështja e Kosovës sjell tensione në Kuvendin e Shqipërisë

"Po qe se është nevoja për të marrë armët për të shkuar e për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po, unë jam i pari që i marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët për luftën për çlirimin e Kosovës, ku janë vrarë disa të rinj kuksianë për çlirimin e saj"

“Jam i pari që marr armën”, “I gatshëm të luftoj për Kosovën”, çështja e Kosovës sjell tensione në Kuvend e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani,

Gjatë seancës plenare në Kuvendin Shqipërisë ka pasur tensione për ngjarjet e fundit në Kosovë, respektivisht, kidnapimin e tre policëve nga forcat speciale serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Në lidhje më këtë, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka kërkuar fjalën për procedurë që Shqipëria të mbajë qëndrim për ngjarjet në Kosovë.

“Ma jep fjalën për procedurë. Unë kam kërkuar në seancën e kaluar që Kuvendi të mbajë një qëndrim. Situata ka agravuar. Janë marrë tre policë peng nga Serbia. Kryeministri i Shqipërisë sillet si kryetar i OKB-së dhe nuk vjen këtu të japë informacion. Të dalim me një qëndrim dhe të dënojmë sulmet e qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës. Duhet të dalim patjetër me një qëndrim”, ka thënë Dogjani, teksa kërkonte të drejtën e fjalës me ngulm nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, shkruan “TopChanel“.

Dogjani është shprehur se është i gatshëm të luftojë për Kosovën, duke theksuar se është i pari që merr armët për Kosovën, pasi sipas tij qytetarët e Kosovës po sulmohen sërish nga Serbia.

“Po qe se është nevoja për të marrë armët për të shkuar e për të luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën, po, unë jam i pari që i marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët për luftën për çlirimin e Kosovës, ku janë vrarë disa të rinj kuksianë për çlirimin e saj. Kemi pritur 500 mijë qytetarë të Kosovës që u përzunë nga Millosheviç dhe Vuçiq, që sot po i sulmon sërish shqiptarët në Kosovë. Po, unë marr armën edhe të luftoj për Kosovën”- tha ai.

Edhe deputeti Tomorr Alizoti propozoi futjen në rendin e ditës diskutimin për tensionet në veri të Kosovës, pasi sipas tij, kriza mund të përshkallëzohet.

“Sot parlamenti duhet të diskutojë rreth Kosovës. Përpara se të diskutojmë temat që kanë rëndësinë e tyre, por e rëndësishme është kriza në Kosovës që mund të agravojë. Duhet ta kishim rend dite, nuk mund ta anashkalojmë në këtë mënyrë, merreni seriozisht këtë. Kriza po degradim, ky është sugjerimi im dhe ju lutem kolegëve ta merrni parasysh”, ka thënë Alizoti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika