Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se vendi ndodhet përpara dy alternativave të qarta politike.
Ai tha se zgjidhja mund të vijë ose përmes një konsensusi të gjerë politik mes faktorëve kryesorë në vend, ose përmes një marrëveshjeje klasike politike ndërmjet partive parlamentare.
“Janë vetëm dy rrugë përpara, ose konsensus politik mes faktorëve të vendit, dhe ky konsensus duhet të ndërtohet në këto nëntë ditë e ardhshme ose një marrëveshje klasike politike me partitë për çështjen e presidentit dhe në të dyja rastet duhen 2/3 e votave dhe mbetëm të takohemi në ditët në vazhdim”, tha Abdixhiku.
