Janjiq: Pranimi i fajësisë nga zyrtari serb në Prishtinë hap problem serioz politik për Beogradin

Ndihmës drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq disa ditë më parë pranoi fajësinë “Nxitjen e përçarjes dhe e mosdurimit”. Popoviq akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se ka nxitur dhe thelluar mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, si dhe ka cenuar bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Pranimin e fajësisë nga zyrtari serb po e konsideron problem serioz politik për Beogradin, drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dusan Janjiq.

“Sepse kjo do të ndihmojë që një pjesë e opinionit – komuniteti serb në Kosovë dhe në Serbi – të zgjohet për nivelin dhe integritetin e njerëzve që janë funksionarë dhe zyrtarë shtetërorë. Ky nivel ka kohë që është shumë i ulët”, thotë ai.

Përveç integritetit dhe kapaciteteve të tyre profesionale, Janjić tërheq vërejtjen edhe për problemin e njohjes së pamjaftueshme të politikës që përfaqësojnë.

Si problem të dytë, ai sheh pasojat e mëtejshme – fakti që vetë procesi i nënshkrimit të marrëveshjes së pranimit të fajësisë nga një funksionar shtetëror nga Beogradi me organet kosovare është në kundërshtim me narrativin aktual të pushtetit, shkruan Kossev.

Sipas tij, që nga viti 2016, kur Ana Brnabić ishte kryeministre, është futur “gjuha e re” e zyrtarëve serbë për Kosovën, e cila “nuk përputhet me realitetin në terren”.

“Në një shtet të rregullt, funksionari i arrestuar, nëse nuk mund të bëjë konsultime, patjetër duhet të dijë se cila është politika zyrtare e pushtetit aktual të Serbisë për këtë çështje”, shton ai, duke e vlerësuar si “një goditje serioze për pushtetin. Duhet hequr gjuha e re dhe trajnuar më mirë zyrtarët”, ka thënë mes tjerash ai.

Janjiq thotë se pushteti duhet ta shfrytëzojë këtë rast për të hequr rregulloren mbi gjuhën e re dhe t’i lejojë njerëzit të flasin ashtu siç e shohin, ndërsa zyrtarët t’i trajnojë më mirë për çështjet ideologjike e propagandistike.

Igor Popoviq u arrestua me 18 korrik të 2025, pas një fjalim që mabjti në Rahovec e ku ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e quajti organizatë terroriste.

Ai parqa masës kishte thënë se “…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste”, dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: “Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe…” . Pas arrestimit atij iu sekuestruan dy telefonë.

Por nuk ishte vetëm kjo e bëma e Igor Popoviqit. Ai në 2020-ën shkaktoi një skandal diplomatik

Nën derektivat e aparatit shtetëor serb e në interesin e BIA-s serbe, ai më 17 shtator 2020, brenda objektit të Bashkimit Evropian në Bruksel, arriti që ilegalisht të incizojë gjithçka brenda takimit për dialogun që zhvillonte në atë kohë, që udhëhiqej nga Marko Gjuriq.

Në incizim dëgjohet fillimisht një komunikim në serbisht me frazën “a je gati? Po… incizo”, që nënkupton nisjen e një incizimi të fshehtë.

Po ashtu Igor Popoviq, zyrtar i lartë serb, dyshohet se përmes komunikimeve të koduara dhe bashkëpunimit me drejtues të lartë të BIA-s ka ndikuar në fshehjen e personave të kërkuar për krime lufte në Kosovë.

Ai mbante kontakte të drejtpërdrejta me Bojan Dimiqin dhe Petar Petkoviqin, ndërsa përdorte të dhëna të ndjeshme për qëllime politike dhe shantazh.

Në një bisedë të zhvilluar në vitin 2023 mes Popoviqit dhe Bojan Dimiqit – drejtor në shërbimin serb të inteligjencës BIA – zbulohet se si po kontrollohej lëvizja e Çedomir Aksiqit.

Në vitin 2024, Aksiq është dënuar nga gjykatat në Kosovë me 15 vjet burg për Masakrën e Reçakut.

Mesazhet tregojnë kujdesin që po tregohej për moslëvizjen e tij, me koordinim të afërt mes Popoviqit dhe Dimiqit.

Për gjithë këtë skandal,ndonëse u pyet drejtpërdrejt, Bashkimi Evropian ka heshtur.

Qëllimet destruktive të Serbisë, i ripërmendi kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një mbledhje të Qeverisë.

“Fqinji ynë agresiv Serbia po vazhdon angazhimin për destabilizim të vendit tonë, mirëpo institucionet e inteligjencës së sigurisë së Kosovës janë duke iu kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve. Këtu përfshihen edhe arrestimet e personave të përgjegjshëm me dëshmi për aktivitetet e tyre kundër Kosovës. Sikurse rastet e Bojan Jevtiq toger në Policinë e Kosovës I arrestuar me datë 17 korrik 2025, mbi dyshime të bazuar për veprtimarinë spinuazhi në RKS për interesat e Agjencisë për Informim BIA me synim rreizikimin e sigurisë në përgjithësi dhe operacionet e Policisë së Kosovës në përgjithësi. Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtquajtrës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, i arrestuar me 18 korrik 2025 për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit ndëretnik. Në lidhje me këtë institucionet tona kanë siguruar dëshmi për lidhje të tij me Agjenci për Siguri dhe Informim BIA dhe ushtrimin e aktiviteteve në dobi të saj. Ndër to përfshihen edhe incizimi ilegal i bisedave të datës 17 shtator 2020 të cilat janë zhvilluar në Bruksle në objektin e Bashkimti Evropian në kuadër të dilaoguit Kosovë-Serbi. Pastaj përpjekje për pengim e sabotim të drejtësisë dhe aktivitete të tjera që cenojnë sigurinë kombëtare të vendit tonë. Rasti i fundit ku dëshmohet incizimi ilegal dhe I fshehtë në Bruskel është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaq në një formë që nuk e kemi has më herët, qasjen sistematike, destruktive, minuese, sabotuese të Serbisë në raport mepalët, ndërmjetesuesin dhe vetë procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, pati deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika