Jasharaj akuzon Qeverinë për ngulfatje të dialogut të brendshëm

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Qeverinë për ngulfatje të dialogut të brendshëm

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Qeverinë për ngulfatje të dialogut të brendshëm dhe se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka marrë detyrë nga Kurti për të shuar sindikatat.

“Po ta kishin arritur këtë, atëherë Qeveria do të zhvillonte përditë takime me ta, do të fotografoheshin dhe ata udhëheqësit sindikalë të shitur do të ngritnin në qiell Qeverinë duke gënjyer për të. Qeveria Kurti dështoi në këtë përpjekje dhe prandaj SBASHK-u dhe disa nga sindikatat tjera u janë bërë halë në sy  dhe nuk pushuan me luftën kundër tyre”, ka shkruar Jasharaj.

Sipas tij, ministri Murati shpresonte se me platformën e-Kosova do t’i gjunjëzonte sindikatat.

“Duhet pranuar se me këtë veprim, të vetmin në Evropën demokratike, ai arriti të godas rënd disa nga sindikatat sepse anëtarësia e tyre në numër të vogël është regjistruar në këtë platformën e Hekuranit  dhe në mungesë mjetesh ato vështirë se mund të funksionojnë dhe rrezikojnë të shuhen. Hekurani syrin e kishte të SBASHK-u për ta shuar, por i shkoi plani huq sepse në këtë platformë u regjistruan me mijëra anëtarë e po vazhdojnë të regjistrohen sepse ata kanë besim të plotë në sindikatën e tyre. Hekurani duke e parë këtë realitet u inatos dhe bëri tash një veprim tjetër qindra anëtarëve të regjistruar nuk ua ndal kuotën sindikale. Kjo është goditje e radhës e tij, por pa rezultate”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se ”ministri Murati në vend  të këtyre goditjeve  duhet ta kryej detyrën e tij e të mos e ngulfat dialogun e brendshëm, por të riaktivizojë Këshillin Ekonomik Social dhe përmes tij edhe të krijohen kushtet që të nënshkruhet Marrëveshja Kolektive, e cila vetëm në Kosovë, krahasuar me vendet e Ballkanit e Evropës, mungon”.

“Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati duhet të pajtohen se këto janë sindikatat në Kosovë dhe këta janë udhëheqësit e tyre që janë zgjedhur me votën e anëtarësisë  dhe se vetëm kjo votë mund t’i shkarkojë ata dhe të nis me dialogun e sinqertë me ta duke shqyrtuar kërkesat e anëtarësisë e duke i zgjedhur e realizuar ato”, ka shkruar kryesindikalisti i arsimit.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika