Jasharaj: Ata që po mbahen padrejtësisht në Hagë janë organizatë e përbashkët çlirimtare

Xhavit Jasharaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë janë organizatë e përbashkët çlirimtare

Xhavit Jasharaj nga OVL-UÇK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se marshet për ish-krerët e UÇK-së mund të ndikojnë negativisht dhe se këto po e “pengojnë drejtësinë”.

Rreth kësaj ka reaguar Xhavit Jasharaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Xhavit Jasharaj nga OVL-UÇK ka thënë se mesazhi që është përçuar përmes marshit për drejtësi është që ish-krerët e UÇK-së gjykohen në Hagë gabimisht dhe padrejtësisht.

“Ata janë organizatë e përbashkët çlirimtare”, ka thënë Jasharaj.

“Na e dime që nuk mund të ndikojë në drejtësi por të paktën solidariteti me ata që mbahen padrejtësisht atje është i mirë” , ka thënë tutje Jasharaj në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika