Jasharaj kërkon nga opozita të bashkohen dhe të mos e lejojnë shndërrimin e Kosovës në një shtet diktatorial

Jasharaj ka kërkuar nga opozita bashkimin në nismën e SBASkK-ut që të mos lejojnë që Kosova të shndërrohet në shtet diktatorial. Sipas tij, uk e ka askush të drejtën që Kosovën të dërgojë deri këtu

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj





Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin është deklaruar për media.

Jasharaj ka kërkuar nga opozita bashkimin në nismën e SBASkK-ut që të mos lejojnë që Kosova të shndërrohet në shtet diktatorial.

Rrahman Jasharaj ka thënë se tendencat janë që të shtypen e të heshten sindikatat, e kur sindikatat janë të shtypura dhe të heshtura, sipas tij atëherë nuk ka shtet demokratik. Sipas Jasharajt, nuk e ka askush të drejtën që Kosovën të dërgojë deri këtu.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas takimit me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mosekzekutimi i pagave është vepër penale dhe se nuk ka të drejtë askush që t’i ndalë pagat.

“Kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët”, tha Krasniqi. Sipas tij, Qeveria duhet t’i kthehet dialogut, dhe t’i ekzekutojë pagat.

Krasniqi ka thënë ndër të tjera se “Kurti nuk guxon të kthejë Kosovën në diktaturë” dhe se kjo nuk do të lejohet.





Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika