Jashari: FSK-ja e gatshme të kontribuojë në misionin stabilizues në Gaza

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka realizuar një video-konferencë me komandantin e forcës ndërkombëtare stabilizuese (International Stabilization Force), Gjeneral Major Jasper Jeffers nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë koordinimet e nevojshme për dislokimin e FSK-së në rripin e Gazës.

Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Jeffers dhe përmes tij ushtrinë e SHBA-së, për ftesën drejtuar FSK-së për të marrë pjesë në këtë operacion ndërkombëtar në rripin e Gazës, njofton Dukagjini.

Gjithashtu Komandanti i FSK-së, konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në këtë operacion ndërkombëtar me një kontingjent duke theksuar që FSK është ushtri profesionale, e trajnuar me standarde të NATO-s dhe e gatshme të eksportoi siguri kurdo që një gjë e tillë kërkohet nga ushtritë e shteteve partnere, e në këtë rast të SHBA-së.

Në fund të takimit, Gjenerali Jeffers falënderoi Gjeneral Jasharin për gatishmërinë e FSK-së për të ofruar siguri në lindjen e mesme duke qenë partner serioz dhe promovuese e paqes dhe stabilitetit në botë.

Ministria e Mbrojtjes për Dukagjinin: Presim miratimin në Kuvend dhe autorizimin e Presidentes për dërgimin e trupave në Gaza

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika