Jashari: Roli i Presidentes është inkurajues, por pa mandat politik

Analisti politik Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, duke i cilësuar ato si “inkurajuese”, me shpresën se do të ndihmojnë në tejkalimin e bllokadës institucionale.

“Zhvillimet janë inkurajuese me shpresën që do të ndihmojnë për të dalë nga ky qorrsokak ku kanë hyrë subjektet politike me këtë pasivitet, me këtë injorancë në raport me nevojën e konstituimit të institucioneve”, tha Jashari.

Ai vlerësoi si të duhur ftesën e presidentes për konsultime, megjithëse e konsideroi të vonuar dhe të paqartë në fillim.

“Ftesa e presidentes është veprim i duhur ndonëse pak i vonuar, edhe zyra e presidentes e ka pasur të paqartë rolin e vet në këtë mes. Roli i presidentes është më shumë inkurajues dhe shtytës, por jo mandat politik”, theksoi ai.

Ai shtoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje refuzon ftesën e presidentes për konsultime, atëherë përgjegjësia për krizën politike do të jetë më e qartë për publikun.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika