Jashari: Tendenca e VV-së për të pasur të gjitha pozitat po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se periudha e fundit në skenën politike në vend ka qenë një parapërgatitje e dukshme për fushatën zgjedhore.

Jashari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se kryeministri Albin Kurti ka ende kohë të reflektojë për të dhënë një zgjidhje për vendin dhe për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Ai theksoi gjithashtu se VV-ja, duke pasur shumicën dhe tendencën për të kontrolluar të gjitha pozitat, po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Krejt ajo që po shohim këto ditë është një parapërgatitje e fushatës zgjedhore. Megjithatë, ende ka kohë të reflektojë kryeministri, Albin Kurti, që vendit t’i japë president e të mos shkojmë në zgjedhje. Përfundimi i mandatit të Presidentes ka qenë i ditur – ajo që e kemi parë kohën e fundit është se e kishte problem që Presidentja t’i menaxhonte emocionet e veta qoftë duke marrë vendime që nuk kanë qenë fortë të matura e qoftë edhe duke dalë në fushatën lamtumirëse me qytetarë dhe duke u ankuar se nuk po duan që ta bëjnë presidente sërish – diçka që s’kemi parë kurrë më herët. Po ka vështirësi pasi VV-ja që e ka shumicën dhe tendenca për ti pasur të gjitha pozitat dhe kjo po na qon drejtë kutive të votimit”, u shpreh Jashari.

Jashari, mes tjerash, u shpreh se përfundimi i mandatit të presidentes Vjosa Osmani ka qenë i ditur, por në kohën e fundit ajo ka vështirësi në menaxhimin e emocioneve.

“Osmani ka qenë një presidente me shumë marketing, me shumë vizita jashtë shtetit dhe me pak rezultate që mund t’i prekim. Ka pasur shumë ditë të shpenzuara në aeroplan dhe vizita jashtë shtetit – gjë që është e mirë që presidenti pritet nga homolog – por mrapa do të duhej të kthehej me ndonjë rezultat sado të vogël dhe pjesëmarrja nëpër samite e tryeza kanë qenë pa rezultat”, u shpreh Jashari.

 

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika