Java e ardhshme – vendimtare për marrëveshjen për energjinë me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shumë afër marrëveshjes për energjinë, e cila pritet të nënshkruhet javën e ardhshme në mes të të dyja palëve

Veriu i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë shumë afër marrëveshjes për energjinë, e cila pritet të nënshkruhet javën e ardhshme.

Në një konferencë për media, Kurti ka theksuar se nuk do të ketë asgjë shtesë në marrëveshje përveç katër shërbimeve si, vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajta e matësve, faturimi dhe inskanimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore të Mitrovicës.

“Ditët në vijim të javës së ardhshme janë vendimtare për të parë a do të bëhet finalizimi i dakordimit për nisjen e zbatimin e Udhërrëfyesit të energjisë, andaj duhet të kemi shumë kujdes, as me hamendësime as me gjysmë të vërteta ta dëmtojnë procesin”, ka thënë  Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sipas tij,  marrëveshja për energjinë nuk lidhet me liberalizimin e vizave, kurse për këtë proces i pari i qeverisë ka thënë se Kosova i ka përmbushur 95 nga kërkesat e BE-së qysh më herët.

“Kjo marrëveshje nuk lidhet me liberalizimin e vizave, ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e kemi rregulluar në masë të konsiderueshme imazhin e Kosovës, që për mua është më i miri që nga shpallja e pavarësisë”, shtoi ai.

Kryeministri tha se nuk mund ta japë një afat se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, ai është shprehur i bindur për kushtet që Kosova ka përmbushur dhe imazhin e mirë që ka krijuar dy vjetët e fundit.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe e kemi rregulluar në masë të konsiderueshme imazhin e Kosovës, i cili për bindjen time të fuqishme është më i miri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me stabilitet institucional me rritje ekonomike”, potencoi Kurti.

Liberalizimi i vizave, Kurti: S’mund të jap datë

Kryeministri Kurti është deklaruar sot, lidhur me raportimet për çështjen e liberalizimit të vizave dhe Samitit të Bashkimit Evropian që do të mbahet më 23 qershor.

Kurti ka thënë se beson që imazhi i Kosovës në masë të konsiderueshme është rregulluar dhe kjo do të duhej edhe të reflektonte në qëndrimin dhe vendimin e BE-së, respektivisht të vendeve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave.

“Ne moti i kemi plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave. Gjithmonë është theksuar problemi me imazhin e Kosovës, e gjatë këtij viti edhe aty kemi punuar, dhe organizatat ndërkombëtare kanë dëshmuar se nuk është imazhi i para dy viteve dhe shpresoj se kjo të reflektojë në vendimin e vendeve të BE-së”, ka thënë Kurti.

Megjithatë, nuk ka dhënë ndonjë datë se kur qytetarëve të Kosovë nuk do t’iu kufizohet më lira e lëvizjes.

“Nuk mund të flas në emër të tyre, e me data se kur do të liberalizohen vizat, në atë samit a në këtë konferencë sepse nuk është çështje e jona. Po bëjmë me krejt çfarë dimë e mundemi detyrat e shtëpisë, shpresojmë në më të mirën, por nuk mund të flasim në emër të tyre”,  u shpreh kryeministri.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika