Java nis me diell, nga e enjtja priten reshje shiu

Kjo javë në Kosovë pritet të karakterizohet me mot relativisht stabil, me intervale të gjata me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen edhe riga lokale shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë.

Të martën pritet mot me diell dhe vranësira të pakta, me temperatura minimale nga 9 deri në 13 gradë, ndërsa ato maksimale do të shkojnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Edhe të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9 dhe 12 gradë, kurse maksimalet nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Ndryshim i motit pritet të enjten, kur parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë minimalet dhe nga 23 deri në 27 gradë maksimalet.

Ndërkaq, të premten do të mbajë mot i vranët me intervale me diell, ndërsa vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 26 gradë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika