Mot i ndryshueshëm sot, me mundësi për reshje shiu

Java e re në Kosovë nis me mot të paqëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës vendi do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve, mot i ngjashëm do të mbajë edhe të martën dhe të mërkurën, me reshje të herëpashershme dhe intervale me diell.

Temperaturat maksimale gjatë ditëve të para të javës do të lëvizin ndërmjet 26 dhe 31 gradë Celsius.

Nga e enjtja pritet stabilizim i motit, me më shumë kthjellime dhe rritje graduale të temperaturave. Të enjten temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius, ndërsa të premten deri në 33 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik bën thirrje për kujdes nga rrezatimi ultraviolet, pasi indeksi UV do të jetë i lartë gjatë intervaleve me diell. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika