Java nis me vranësira e intervale me diell

Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe herë pas here reshje shiu e bore.

E hëna nis me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 9 gradë.

Të martën pritet mot më i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalet do të bien nga 2 deri në 4 gradë Celsius.

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të mbesin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 5 deri në 8 gradë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika