Ligjvënësit amerikanë kanë publikuar mbi 20 mijë faqe dokumente që lidhen me të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për trafikim seksual të të miturve.
Në mesin e materialeve të sapodalura, ndodhen edhe mesazhe të vitit 2018, ku Epstein shkruan për ish-presidentin amerikan Donald Trump: “E di sa i ndyrë është Donaldi” dhe “Unë jam ai që mund ta rrëzoj atë.”
Trump dhe Epstein kanë qenë miq për vite me radhë, por Trump ka deklaruar se marrëdhëniet e tyre u prishën në fillim të viteve 2000, dy vjet para arrestimit të parë të Epsteinit.
Ai mohon çdo përfshirje apo lidhje me veprimtarinë e paligjshme të tij.
Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë, duke akuzuar demokratët se po “rrjedhin në mënyrë selektive” dokumente me qëllim për të njollosur presidentin.
Ndërkohë, pas publikimit të dokumenteve, deputetja demokrate Adelita Grijalva i është bashkuar peticionit që kërkon votim në Kongres për publikimin e plotë të dosjeve të Departamentit të Drejtësisë lidhur me rastin Epstein.
Votimi pritet të mbahet javën e ardhshme.
Ky veprim ka nxitur reagimin e Trumpit, i cili ka paralajmëruar anëtarët e Partisë Republikane të mos bien në “kurthin” e asaj që ai e quajti “Mashtrimi Jeffrey Epstein” (Jeffrey Epstein Hoax).
Qëndroni me ne për zhvillimet e reja lidhur me përmbajtjen e dokumenteve dhe reagimet politike që po pasojnë publikimin e tyre./BBC
Shtëpia e Bardhë: Demokratët po krijojnë narrativë të rreme për të njollosur Trumpin