Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se nëse të hënën, më 27 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranon planin evropian ai do të bëjë “tradhti të madhe”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiq do të kenë një takim të nivelit të lartë, të hënën e 17 shkurtit, në Bruksel.
Sipas tij, për Serbinë “pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare”.
“Pavarësisht gjithë spinave dhe propagandave që do të përpiqeshin ta mbulonin, çështja është shumë e thjeshtë. Duke qenë se Serbia është shtet, nëse pajtohet për barazi me ‘Kosovën’, do të pranonte pa mëdyshje që edhe ‘Kosova’ të jetë shtet. Qëndrimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare mund të jetë ose jo shprehimisht në marrëveshje, nuk bën dallim”, ka thënë Jeremiq, shkruan N1.
Ai theksoi se “pasojat e kësaj tradhtie nuk do të ishin asgjë më pak se tragjike” dhe se pavarësia e Kosovës së shpejti do të njihet nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë këtë deri më tani.
Pas kësaj, vlerësoi Jeremiqi, Kosova “do të ishte pranuar menjëherë në NATO dhe Këshillin e Evropës”, dhe “OKB-ja dhe UNESCO-ja do të ishin të radhës”.