Johnson: Lufta në Ukrainë mund të vazhdojë deri në fund të vitit 2023

Johnson ka deklaruar se Putini nuk mund të tërhiqet nga lufta tani, sepse është në një pozicion shumë të vështirë politik

Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe

”Lufta në Ukrainë mund të vazhdojë deri në fund të vitit 2023”, ka thënë në një deklaratë kryeministri britanik, Boris Johnson.

Lajmin e bëri të ditur britanikja ”BBC”, duke cituar një konferencë për shtyp në New Delhi të Johnson-it.

Kryeministri u pyet nëse ishte dakord me tezën që sugjeronte se bombardimet ruse të Ukrainës mund të vazhdojnë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Johnson theksoi se Putini ka një ushtri të madhe dhe nuk mund të tërhiqet tani, sepse janë të vetëdijshëm për dështimin e tyre të plotë.

”Putini ka një ushtri të madhe. Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik”, ka deklaruar Johnson.

Vladimir Putini, president i Rusisë

Ai, gjithashtu, vuri në dukje se ushtria ruse ka një avantazh sasior.

Prandaj, ai beson se rusët do të vazhdojnë të punojnë më tej me taktikat e tyre të shkatërrimit me artileri.

”Rusët nuk do të jenë në gjendje të kapërcejnë frymën e lirisë së ukrainasve, të cilët nuk kishin një raport të mjeteve ushtarake në anët”, argumenton Johnson.

Duhet theksuar se sot kryeministri britanik gjendet nën një presion të fortë publik.

Mbretëria e Bashkuar, ka qenë ndër vendet e para, të cilat shpallën mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën, qysh nga fillimi i konfliktit shumë vite më parë, por edhe nga invazioni rus më 24 shkurt 2022.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika