OVL UÇK ka shprehur shqetësim të thellë ndaj vendimit të Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për të mos i mundësuar Salih Mustafa një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe se nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor.
Sipas organizatës, refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.
OVL UÇK njofton se këtë çështje do ta ngrejë pranë institucioneve më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për, siç thuhet, shkelje të rënda të standardeve humanitare.
“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, përfundon reagimi i OVL UÇK.