Justin Bieber është diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, anulon disa koncerte

Këngëtari i famshëm ka zbuluar për publikun se është diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, sëmundje kjo që e detyroi këngëtarin Justin Bieber, t'i anulojë të gjitha koncertet e ardhshme

Justin Bieber është diagnostifikuar me sindromën Ramsay Hunt

Këngëtari Justin Bieber, në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një video ku ka zbuluar se është detyruar t’i anulojë disa koncertet, pasi ai po vuan nga një paralizë e fytyrës, e quajtur Ramsay Hunt.

Sindroma Ramsay Hunt është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dridhjet e fytyrës apo paraliza, që është e shoqëruar nga një skuqje që prek veshin ose gojën. Ky çrregullim thuhet se prek rreth 5 në çdo 100 mijë njerëz në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Siç mund ta shihni, ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime. Pra, ka paralizë të plotë në këtë anë të fytyrës sime”, ka thënë Bieber.

“Është nga ky virus që sulmon nervin në veshin tim dhe nervat e mia të fytyrës dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë”, ka thënë këngëtari në videon tre minutëshe, duke treguar anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ai ka kërkuar nga fansat e tij të jenë të durueshëm, duke shtuar se për shfaqjet e tij të ardhshme nuk do të jetë i aftë fizikisht.

Bieber gjithashtu buzëqeshi dhe pulsoi sytë, duke u treguar 240 milionë ndjekësve të tij se si ana e djathtë e fytyrës së tij nuk lëvizte.

“Kjo është shumë serioze, siç mund ta shihni. Do të doja të mos ishte kështu, por padyshim, trupi im më thotë se duhet të ngadalësoj. Shpresoj që ju të kuptoni. Unë do ta përdor këtë kohë vetëm për të pushuar dhe për t’u çlodhur dhe për t’u rikthyer në njëqind për qind në mënyrë që të mund të bëj atë që kam lindur për të bërë”, ka shtuar këngëtari kanadez.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika