“Ka ende punë për t’u bërë në Liban”, thotë Netanyahu gjatë vizitës te trupat izraelite

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se ka vizituar trupat izraelite në jug të Libanit, në kuadër të operacioneve ushtarake të Izraelit në këtë zonë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Netanyahu tha se operacionet e fundit për krijimin e një “zone sigurie” kanë penguar, sipas tij, rrezikun e një sulmi nga territori libanez, duke iu referuar grupit Hezbollah.

Ai shtoi se ushtria izraelite ka bërë “punë të jashtëzakonshme”, por theksoi se “ka ende shumë për të bërë”, duke paralajmëruar vazhdimin e operacioneve.

Netanyahu u shpreh gjithashtu se veprimet e Izraelit në Liban tregojnë, sipas tij, se vendi “ka ndryshuar në mënyrë thelbësore hartën e Lindjes së Mesme”, raporton BBC.

Ndërkohë, Libani ka raportuar për një numër të madh viktimash nga sulmet ajrore izraelite, me mbi 2,000 të vrarë që nga fillimi i konfliktit, sipas ministrisë së shëndetësisë në Bejrut.

Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se mund të rifillojë sulmet dhe të përfundojë marrëveshjen e armëpushimit me SHBA-në nëse Izraeli vazhdon bombardimet në Liban.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika