Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka thënë se ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, njëherësh kandidat i LVV-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës është i përfshirë në disa afera korruptive gjatë mandatit të tij si ministër, duke përmendur ndarjen e qindra mijëra eurove në mënyrë të dyshimtë.
“Skandali me Apetitin – 100 mijë euro për vëllain e Fitore Pacollit, 100 mijë për dajën e saj, 100 mijë euro për këshilltarin e tij, 100 mijë euro grante ish-kandidatit të VV-së dhe asamblistit Enver Bajrami. 54 mijë euro qira i ka dhënë zyrtarit të Listës Guxo, Nijazi Ajvazi, për fabrikën e përpunimit të produkteve shtazore. Krejt Kosova e di se çfarë ka qenë ajo punë. Kushërinjve të vet u ka ndarë 150 mijë euro disa biznesmenëve Peci atje. Ka punësuar asistenten e tij, Blerona Krasniqin, si zyrtare për informim në ministri…”, ka deklaruar Mehmetaj në Debat Plus.
Ai ka shtuar se Peci është nën hetime dhe ka refuzuar t’ia dorëzojë telefonin organeve të rendit.
“Ky person është nën hetime, ka refuzuar me ia dorëzu telefonin e vet organeve të rendit se ka me fshehë diçka,” u shpreh Mehmetaj, duke shtuar se Peci e filloi garën për kryetar të Mitrovicës me arrogancë, por u mposht në debate.
“Sapo e filloi garën, Arian Tahiri e mposhti në secilin emision dhe ia pamundësoi me fitu. Me bindje të plotë, siç e dini edhe Policia po e heton, votat në Mitrovicë janë prek nga Peci”, tha ndër të tjera Mehmetaj.
Mehmetaj ka thënë se Peci flet me gjuhë të Serbisë dhe se si e ka ofenduar atë disa herë.
“Ky është i pari që ka thënë kriminel, ky fol me gjuhë të Serbisë… ky njeri i cili ka dalë ka quajtur sesi po bulizohet për shkak të mbiemrit ma ka bërë mu Lirim M…, qiky është ky”, ka theksuar Mehmetaj.