Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka vlerësuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqëson figurën më të përshtatshme për bashkimin e brendshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe për rikthimin e fuqisë politike të kësaj partie.
Në Debat Plus, Kabashi theksoi se Rama ka dëshmuar se nuk mban inate dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha grupet politike.
Sipas tij, Rama nuk bart “hipoteka nga e kaluara”.
“Një figurë si Përparim Rama, i personalitet i tillë, se e ka dëshmuar që nuk mban inat. Është në gjendje të bashkëpunoj me të gjitha grupet. Nuk ka hipotekë nga e kaluara. E kem parë me UCK-në, PDK, LDK, madje ai thotë edhe me LVV, sot e fton ne koalicion komunal. Është një figurë e cila mund t’i përbashkojë të gjitha grupet e LDK-së. Pa u bërë asnjëra palë me u ndi e privilegjuar ose hatëruar. Më u bë bashkë dhe me shku drejt rrugës së rikthimit të fuqisë së LDK-së. Të gjitha variantet tjera mendoj që nuk kanë me pas ndonjë funksion në rritje të LDK-së”, ka thënë Kabashi.
