Kadrijaj: Janë vrarë e burgosur njerëz për kauzat e Kurtit, si erdhi në pushtet ndryshoi

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti në “FIVE” të Dukagjinit. Ajo ka theksuar se kur Kurti erdhi në pushtet, "i harroi" premtimet dhe kauzat për të cilat ishte angazhuar si aktivist e opozitar

Time Kadrijaj, AAK

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka adresuar kritika të ashpra kundrejt kryeministrit Albin Kurti.

Kadrijaj në “FIVE” të Dukagjinit tha se për kauzat e Kurtit janë vrarë e burgosur njerëz, duke theksuar se kur erdhi në pushtet, Kurti “i harroi” premtimet e kauzat si aktivist e si opozitar.

“Të mos flasim për Zajednicës. Ata janë vrarë për Zajdenicën dhe për të gjitha këto kauza janë vrarë njerëz, zoti Kurti i ka qitur njerëzit në rrugë për Asociacionin, për Zajednicë, siç e ka quajtur. Janë vrarë njerëzit në rrugë për kauzat e zoti Kurti… ka njerëz që janë burgosur për kauzat e zotit Kurti, e tash këto ndryshime me ardhjen në pushtet janë ndryshime drastike. Sepse në raport me ato qëndrime e ka marrë përkrahjen popullore, i ka marrë 51 për qind. Ndërsa, tash është një zhgënjim total, pasi asnjë premtim nuk e ka mbajtur. ;ka njofto asnjë të arritur të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti kanë pësuar ndryshim drastik pasi kanë marrë pushtetin.

“Zoti Kurti nuk ka njoftur në fakt asgjë, asnjë të arritur të Kosovës deri sa ka ardhur në pushtet. Dhe nëse i shohim deklaratat e zotit Kurtit para se të vijë në pushtet dhe pasi ka ardhur, ka ndryshim drastik. Asnjë parti nuk mundet me pas ndryshime drastike të qëndrimeve dhe qëndrimeve si zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Sepse ata nuk e kanë pasur fare prioritet dialogun dhe ka dalë prioritet i parë”, ka shtuar Kadrijaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika