Kaja Kallas dhe pasuesi i Lajçakut përballë nyjës së dialogut

Dy vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, procesin e dialogut mund ta gjejë me emisarin e ri special për këtë proces, të emëruar nga Shefja e re e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Ardhja e estonezes në këtë post, sipas vëzhguesve të procesit të dialogut është lajmi pozitiv, por vjen në një periudhë me një Evropë të paparashikueshme e me shumë probleme

Pasardhësi i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në zyrën e tij dhe në terren, do të përballet me trashëgimi të pasur me shumë marrëveshja për shumë tema, më kryesorja Marrëveshja e Ohrit dhe plani i sekuencimit, produkte të planit franko-gjerman.

Kur u mendua se i shumëkritikuari Lajçak, do ta vazhdojë karrierën si ambasador i BE-së në Zvicër, iu vazhdua mandatit deri në janar të 2025-s.

Festat e fundvitit dhe zgjedhjet e kanë dërguar në pushim edhe procesin e dialogut. Dimri i vonshëm ose pranvera e hershme, mund ta sjellin emisarin e ri evropian.

Njohës së procesit të dialogut, mendojnë se sllovaku Lajçak nuk do të mbahet në mend për trashëgimi pozitive, por do të kujtohet për sjellje që e kanë zbehur kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

“Në periudha të caktuar në momente të caktuara ka qenë edhe i një-anshëm, ta zëmë para një kohe këtu në Prishtinë deklaroi se Prishtina e ka tërhequr letrën e kryeministres Bërnabiq rreth marrëveshjes franko-gjermane, dhe pastaj u pa se ishte gënjeshtër”, ka thënë Melazim Koci – Analist.

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, danezi Peter Sorensen, ish-ambasador i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe Pekka Haavisto ish-ministër i jashtëm i Finlandës, janë emrat që janë lakuar nga mediat, por përgjigjen definitive kësaj pyetjet do t’ia japë ish-kryeministrja e Estonisë.

Shefja e re e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, para se të vendoste për pasardhësin e Lajçakut, ishte përkujdesur që gjatë dhjetorit t’i takojë e të njohë për së afërmi qëndrimet e shqetësimet e palëve.

Kallas e kishte dënuar sulmin terrorist në Ibër Lepenc dhe kishte kërkuar të dënohen autorët, e krahas kësaj e kishte bërë me dije se Marrëveshja e Ohrit është harta përmes së cilës do të lëvizë në terren.

Kryeministri Kurti ishte shprehur se Kallas është në kohën dhe vendin e duhur, ndërsa Vuçiqi në vend të komenteve kishte treguar se estonezja i kishte kërkuar masa ndaj Rusisë e zbardhje të sulmit terrorist në Banjskë.

Analisti Koci, vlerëson se ardhja e Kallas është lajm i mirë, në një periudhë fort të vështirë brenda Evropës.

“Jam optimist por them prapë që nuk varet çdo gjë nga ajo, ajo bën sublimin e politikës së 27 vendeve, dhe një gjë e tillë është bërë shumë e vështirë në Bashkimin Evropian, ju e shihni se në BE ka depërtim të forcave të ekstremit të djathtë që anojnë hapur për Rusinë. Dhe në rrethana të tilla të bësh politikë të unifikuar, të unifikosh politikën e BE duket mision i pamundur”, ka thënë Melazim Koci – Analist.

Koci vlerëson se marrëveshje franko-gjermane ka dështuar, dhe vështirë është që të zbatohet dhe të mbetet gjallë, përkundër çfarëdo lëvizjeje në emra e pozita udhëheqëse brenda BE-së.

Sipas tij dërgimi i draftit në Kushtetuese nuk çon askund, për çka drejtimin e busullës duhet të presim që ta përcaktojmë në bazë të orientimit që do të zgjedhë administrata Trump.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika